Insigne tradhëton Napolin, këtë verë tek gjiganti i Serie A!

Lorenzo Insigne ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën e Napolit dhe rinovimi duket një proces i vështirë që të kryhet me sukses.

Gjatë viteve të fundit ai ka qenë disa herë pranë largimit nga skuadra e De Laurentiis mirëpo kjo verë duket se do të jetë e fundit me skuadrën jugore të Italisë.

Milan nga ana tjetër ka shfaqur interesim të madh për blerjen e tij dhe momenti i duhur duket se ka ardhur për skuadrën e Piolit.

Insigne po kërkon 5 milionë euro për rinovimin e tij, shifër kjo shumë e përballueshme nga Milan duke marrë parasysh faktin që tek Milan mund të zërë vendin e Hakan Calhanoglut i cili akoma nuk ka rinovuar me Rossonerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here