Real Madrid dhe PSG janë dy opsionet e mundshme për Ronaldon!

Nëse Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi atëherë ai ka shumë mundësi që mund të transferohet tek skuadra e Real Madrid ose tek PSG ku mund të shkëmbehet me Moise Kean ose Mauro Icardi.

Biankonerët janë të gatshëm për ta shitur atë për vetëm 25 milionë euro pasi me këtë shifër ata nuk do të përjetonin ndonjë humbje financiare.

Problemi i vetëm mbetet paga e lartë që 36 vjeçari aktualisht merr tek Zonja e Vjetër.

Por nëse Juventus nuk arrin që të kualifikohet në Champions League atëherë largimi i tij do të ishte i paevitueshëm këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here