Sulmi, ylli i Serie A po ‘çmendë’ Maldinin!

Milan është duke u bërë gati për një merkato të pasur këtë verë pasiqë nuk dëshiron që sezonin e ardhshëm të kapet e papërgatitur në sulm.

Dusan Vlahovic deri më tani ka qenë emri i vetëm i përfolur për sulmin e Rossonerëve mirëpo duket se sulmuesi i Fiorentinës tashmë po kalon në plan të dytë pasi një emër tjetër ka tërhequr vëmendjen e Maldinit.

Gianluca Scamacca është emri që po përflitet në kampin e kuqezinjëve që mund të zërë vendin e Zlatan Ibrahimovic.

22 vjeçari i Genoas është një emër që premton shumë për të ardhmen dhe Maldini ka filluar lëvizjet e para për ta sjellë atë në San Siro gjatë kësaj vere.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e Odsonne Edouard i cili është pjesë e Celtic dhe mund të shkëmbehet me Diego Laxalt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here