Skuadra e Zinedine Zidane ka kthyer vëmendjen e saj kah ylli i Sevillas për ta transferuar gjatë kësaj vere.
Real Madrid tashmë e ka piketuar Jules Kounde si njërin prej objektivëve të skuadrës për këtë verë, raporton kështu Marca.
Forma e përmirësuar e Eder Militaos ka bërë që blerja e një mbrojtësi mos të jetë një urgjencë mirëpo 22 vjeçari prapë mbetet emër i rëndësishëm për Los Blancos.
Çmimi që do ti vendosë Sevilla atij do të jetë vendimtar nëse madrilenët do të vendosin ose jo për transferimin e tij.