Jack Grealish ka një klauzolë largimi tek skuadra e Aston Villas që Manchester City është shprehur e gatshme për ta paguar, raporton Football Insider.
Kryesuesit e Premier League janë duke eksploruar mundësitë për transferimin e tij pasiqë tashmë për Citizens ai është një prioritet për këtë verë.
25 vjeçari nënshkroi një kontratë të re shtatorin e kaluar dhe skuadra e Guardiolës është e vetëdijshme për një fakt të tillë por nuk e ka ndërmend që të heqë dorë.