Bisedimet kanë filluar: Gosens tek gjiganti italian!

Robin Gosens padyshim që është njëri prej mbrojtësve të majtë më të kërkuar këtë vit.

Gjermani ka 4 sezone që po shkëlqen tek skuadra e Atalantas ku ka arritur të shënojë shumë gola e asistime.

Bayern Munich është shprehur e gatshme të ofrojë rreth 40 milionë euro mirëpo tashmë Juventus do tentojë të përshpejtojë bisedimet për blerjen e tij.

Sot të dy skuadrat ndeshen njëra me tjetrën dhe mediat italiane raportojnë që drejtuesit e Zonjës së Vjetër do të bisedojnë me palën bergamase për transferimin e tij.

Kampioni aktual i Serie A ka vendosur që në marëveshje të përfshijë edhe ndonjë futbollist të ri për të ulur çmimin e gjermanit 26 vjeçar, ofertë kjo që i konvenon edhe skuadrës zikaltër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here