Depay në Serie A por jo tek Juventusi!

Memphis Depay me shumë gjasa këtë verë do të largohet nga Lyon dhe duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë drejt Serie A ku Milan është e interesuar për blerjen e shërbimeve të tij.

Një qendërsulmues është objektivi kryesor i Rossonerëve këtë verë dhe holandezi duket si zëvëndësuesi i denjë për Zlatan Ibrahimovic i cili do qëndrojë edhe një sezon në Milano.

Paolo Maldini po shpreson që do arrijë ta bindë sulmuesin 27 vjeçar që të transferohet në San Siro dhe kualifikimi në Champions League do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën.

Depay aktualisht paguhet me një pagë prej 4.3 milionë eurosh në sezon, shifër kjo e përballueshme për kuqezinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here