Eder Militao tek gjiganti i Serie A!

Eder Militao këtë verë me shumë gjasa do të largohet nga Real Madrid për tu transferuar tek skuadra e Milan.

Mbrojtësi ka përfituar nga mungesat e Sergio Ramos dhe Raphael Varane duke treguar një formë të jashtëzakonshme ndeshjet e fundit duke e ndihmuar skuadrën e Zidane të arrijë në gjysmë finale të Champions League.

Los Blancos e vlerësojnë kartonin e tij me një çmim prej 50 milionë eurosh dhe Fichajes.net raporton që Rossonerët janë duke e monitoruar atë nga afër.

Të interesuara për të janë gjithashtu Inter dhe Napoli mirëpo skuadra kuqezi nuk e ka ndërmend që të lëshojë këtë mundësi.

Real Madrid po kërkon shitjen e disa futbollistëve për të krijuar fonde për blerje të reja në merkato dhe Miliato duket një emër që mund të mbushë arkat e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here