Përforcim për Super Ligën: Inter transferon yllin e Realit

Inter ka gati super goditjen për merkaton e verës.

Njëra nga klubet pjesmarrëse në Super Ligën Europiane, Inter ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm.

Neroaxurët janë hedhur në sulm për përforcimet e merkatos së verës dhe Marotta ka piketuar një super goditje nga Reali.

Inter synon transferimin e Lucas Vasquez me parametra zero. Vasquez pritet të largohet nga Madridi pas gjashtë sezoneve me fanellën e Los Blancos.

29-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me Realin dhe në verë do të jetë futbollist i lirë.

Interesim për Vazquez ka shfaqur Milani, mirëpo sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Inter.

Neroaxurët e shohin spanjollin si përforcim ideal edhe pse aktualisht 29-vjeçari është i lënduar.

Marotta ka nisur bisedimet me agjentin e tij dhe te Inter janë të gatshëm për transferimin e Vazquez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here