Përforcimi i parë për Super Ligën: Inter transferon yllin e Bundesligës

Tuttosport, shkruan se nga Interi në fund të sezonit do të largohen Kolarov, D’Ambrosio dhe Ranochia, prandaj Conte ka nevojë për përforcime në mbrojtje.

Kolarov nuk do të rinovojë kontratën, ndërsa për D’Ambrosion ka shfaqur interesim Milani.

Marotta po punon për përforcimin e vijës së mbrojtjes dhe futbollisti i parë që do ti bashkohet Neroaxurëve në verë është Jerome Boateng.

Boatengut i skadon kontrata me Bayernin në qershor dhe gjermani do të transferohet te Interi me parametra zero.

Boateng ka luajtur 34 ndeshje këtë sezon, ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here