Real Betis e interesuar për Bailly!

Mbrojtësi i skuadrës së Manchester United, Eric Bailly është shndërruar në një objektiv për skuadrën e Real Betis, raporton kështu e përditshmja britanike The Sun.

Ish trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini është i vendosur për të transferuar futbollistin nga Bregu i Fildishtë në stadiumin Benito Villamarin gjatë kësaj vere.

Dëmtimet e kanë penalizuar Baillyn shumë këtë sezon pasi ka zhvilluar vetëm 15 takime me Djajtë e Kuq dhe tashmë është duke hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës me këtë skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here