Alex Telles tek gjiganti i Serie A!

Mbrojtësi i majtë i Manchester United, Alex Telles është shumë pranë një transferimi në Italia pasi Juventus po bën gati një ofertë tunduese për të.

Calcio Mercato raporton se Biankonerët janë të gatshëm që të ofrojnë shërbimet e Adrien Rabiot dhe plus një shumë të konsideruesme parash për të sjellë në Torino një futbollist jo shumë të rëndësishëm për Djajtë e Kuq.

Ndërkohë që tek Juventus Telles do të ishte një zgjidhje për shumë probleme për shkak se Alex Sandro pritet të largohet këtë verë dhe transferimi i një mbrojtësi të majtë është një detyrim.

Vetë futbollisti e mirëpret një transferim të tillë për shkak të minutave të pakta nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here