Pak hapësirë tek Barcelona, ylli katalanas transferohet tek Milan!

Skuadra e AC Milan është shumë pranë një goditjeje tejet të nevojshme në merkato pasi bëhet fjalë për Francisco Trincaon i cili pritet të sakrifikohet nga Barcelona këtë verë.

Talenti portugez nuk po gjen hapësirën e duhur tek katalanasit dhe Rossonerët janë më të interesuarit deri më tani.

Kriza ekonomike dhe ndërrimi i presidentit ka ndikuar edhe në planet e skuadrës së Barcelonës pasi me ardhjen e Juan Laportas priten largime të shumta ku njëri prej tyre edhe Trincao i cili u transferua verën e kaluar.

22 vjeçari njëherë përflitej për një largim të mundshëm në formë huazimi por tashmë Barcelona ka shfaqur gatishmërinë për të dëgjuar të gjitha ofertat që do vijnë në drejtim të tij me Milanin që po pret tek dera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here