Chelsea raportohet se momentalisht nuk është në ndjekje të mesfushorit të skuadrës së Borussia Dortmund, Jude Bellingham.
Siç raporton Christian Falk, prioritet i trajnerit të Bluve, Thomas Tuchel është që të sigurojë shërbimet e një sulmuesi.
Erling Haaland i Borussia Dortmund dhe Romelu Lukaku i skuadrës së Interit janë dy emrat e preferuar të trajnerit gjerman i cili ka synime të tjera këtë verë e jo mesfushën.