Sulmuesi portugez, Francisco Trincao pritet të largohet këtë verë nga skuadra e Barcelonës por vetëm në formë huazimi.
Juventus, Milan dhe Roma janë të interesuara për blerjen përfundimtare të tij por skuadra katalanase nuk e ka ndërmend që të heqë dorë përfundimisht nga shërbimet e talentit të saj.
21 vjeçari po zhvillon sezonin e parë tek katalanasit por shkaku i konkurencës së madhe nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari.
Barcelona e transferoi atë verën e kaluar për 31 milionë euro nga skuadra e Sporting Bragas.