Arsenali zhgënjen përsëri, Topçinjtë mposhten nga Evertoni

Everton ka fituar 1-0 ndeshjen kundër Arsenal, e vlefshme për javën e 33-të të Premier League.

Sfida e luajtur në Emirates Stadium është vendosur nga një gafë e portierit Leno në minutën e 76-të.

Numri një i Arsenal-it ka devijuar në portën e tij, në mënyrë të pabesueshme, një gjuajtje të lehtë të Richarlison.

Kjo fitore e ka ndihmuar skuadrën e Carlo Ancelotti-t në kuotën e 52 pikëve, vetëm tri larg zonës Champions.

Topçinjtë mbeten në vendin e 9-të me 46 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here