Marcelo Bielsa duket se ka bindur drejtuesit e skuadrës me paraqitjet e skuadrës deri më tani në Premier League.
Presidenti i skuadrës së Leeds, Andrea Radrizzani është i vendosur për ti ofruar një kontratë të re atij.
Skuadra nga Elland Road ka mahnitur me paraqitjet e bëra këtë sezon në Premier League dhe presidenti Radrizzani gjatë një interviste për L’Equipe ka thënë se janë duke punuar për ta bindur atë të qëndrojë.