Darmian hero, Inter mposht Veronën – Juventus ndalet nga Fiorentina

Interi merr një fitore me shumë vlera dhe që e afron tashmë pranë Scudettos që mungon prej 10 vitesh. Ka mjaftuar shumë vuajtje dhe një gol nga Darmian për të gjunjëzuar Verona, por ka edhe shumë protesta…

Në fakt, pas një pjese të parë të vuajtur dhe ku sulmi zikaltër ka qenë i bllokuar, në 45′ e dyta Hakimi u ndal nga shtylla por ishte një kundërsulm ai që çmoi daljen e Darmian i cili me teknikë arriti të mposhti portierin Silvestri…

Por, më pas ndodhën polemikat. Në fakt, Verona barazoi me Faraoni por arbitri anuloi.

Handanovic del por i shpëton topi nga duart dhe aty Faraoni shënon. Arbitri anulon por nuk dihet nëse për pozicion të parregullt apo faull ndaj portierit që nuk duket aspak…

Sakaq, Juventusi ka barazuar me Fiorentina 1-1 në Firence. Pas dominimit vjollcë në pjesën e parë dhe golit me Vlahovic me 11-të metërsh (penallti e shkaktuar për prekje me dorë nga Rabiot) Morata barazoi gjithçka në fillim të pjesës së dytë.

Rezultati mbeti aq dhe Ronaldo ishte totalisht fantazmë. Tani zona Champions ndërlikohet edhe më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here