Barcelona fiton Villarrealin dhe kap Realin në renditje

Barcelona e ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen e jëvas së 32-të të La Liga-s kundër Villarreal.

Një fitore e vuajtur, që është arritur me përmbysje nga ana e skuadrës së Koeman.

Chukwueze ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 26-të pas një aksioni të bukur personal.

Gjithsesi, Barça ka arritur të përmbysë gjithçka me dy gola të shpetë të Griezmann në minutat 28 dhe 35.

Francezi ka barazuar me një goditje të bukur parabël dhe ka përfituar nga një gafë në mbrojtje për të kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Në minutën e 65-të, Villarreal ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të kuq direkt të marrë nga Trigueros për një ndërhyrje të ashpër ndaj Messi-t.

Barcelona ka kapur Real-in në vendin e dytë të renditjes dhe ka shkuar dy pikë larg Atletico Madrid kryesues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here