Formacionet zyrtare: Real Madrid – Chelsea

Real Madrid dhe Chelsea do të përballen në gjysmëfinalen e parë të UEFA Champions League në “Alfredo Di Stefano”. Dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku te vendasit ka surpriza pafund!

Zinedine Zidane ka bërë një ndryshim të çmendur, teksa i ka besuar një skeme të çuditshme, 3-5-2, që shumë rrallë është parë te madrilenët. “Los Blancos” zbresin me 3 mbrojtës, ku rikthehet Varane, që luan krah Nachos dhe Militaos, që ka qenë në super formë në ndeshjet e fundit.

Në mesfushë luajnë treshja e zakonshme Modric, Kroos dhe Casemiro, ndërsa nga krahët, Carvajal dhe Marcelo. Në sulm luajnë Benzema dhe Vinicius.

Chelsea, ndryshe nga Real ka më pak ndryshime, ku Tuchel është besnik i skemës 3-4-2-1. Në mbrojtje luajnë Thiago Silva. Christensen dhe Rudiger. Krahët e mesfushës përbëhen nga Chilëell dhe kapiteni Azpilicueta, ndërsa në qendër janë Kante dhe Jorginho. Mount dhe Pulisic janë të avancuar në mbështetje të Ëerner.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here