Lajm bombastik: Robert Lewandowski transferohet në Serie A

Njëri nga sulmuesit më të mirë nga sezoni i ardhshëm në Serie A!

Sulmuesi i Bayernit, Rober Lewandowski mund të largohet nga Allianz Arena në fund të këtij sezoni.

Bomberi polak dëshiron sfida të reja dhe është i gatshëm ta bëjë hapin e rradhës në karrierë.

Sky Deutschland, ka lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Juventus synon transferimin e Lewandowskit në merkaton e verës.

Polaku ka luajtur 37 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 43 gola, shifra të frikshme për një sulmues 32-vjeçar.

Interesim për Lewandowskin kanë shfaqur Manchester United dhe Tottenham, mirëpo Biankonerët janë favorit për të siguruar shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here