Lautaro Martinez gati të thotë lamtumirën, gati goditja treshe e Interit!

Nuk ka ndryshim skenaresh për skuadrën e Interit pasi në fund të këtij sezoni njëri prej sulmuesve kryesorë duhet të largohet për arsye financiare.

Tashmë favorit për të lënë Neroazzurët duket se është Lautaro Martinez për të cilin përveç Barcelonës në garë ka hyrë edhe skuadra e Juventusit, transferim ky që do surprizonte të gjithë.

Nga ana tjetër Inter po bëhet gati për të sjellë në Milano dy sulmues me shumë përvojë siç janë Edin Dzeko i Romës dhe Olivier Giroud nga Chelsea.

Përveç dy goditjeve në sulm pritet që në San Siro të zbarkojë edhe mesfushori i Udineses, Rodrigo De Paul, që po kërkohet nga Inter prej verës së kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here