Real dorëzohet, Marco Asensio në Serie A!

Marco Asensio këtë verë mund të marrë vendimin për tu transferuar në Serie A tek skuadra e Juventusit.

Alvaro Morata raprotohet se është duke punuar fuqishëm për ta bindur spanjollin të transferohet tek Zonja e Vjetër, skuadër e cila ka vite që e ndjekë atë.

Asensio ka një kontratë që skadon në vitin 2023 e në qoftë se në Torino merr detyrën Allegri atëherë ai do jetë prioritet pasi spanjolli pëlqehet shumë nga tekniku italian.

Biankonerët tashmë kanë bërë një ofertë për Asension mirëpo transferimi i tij nuk duket aq i lehtë për shkak se duhet mposhtur konkurenca edhe nga Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here