Mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard do të tentojë që këtë verë të transferohet përfundimisht tek skuadra e West Ham ku aktualisht është i huazuar, raporton Eurosport.
Përfaqësuesi i kombëtares angleze ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij gjatë huazimit 6 mujor në London Stadium.
Lingard është i frustruar me situatën që po kalon tek United për shkak të minutave të pakta që ka pasur dhe tani Djajtë e Kuq i kanë vënë atij një çmim prej 15 milionë funtash 28 vjeçarit.