Memphis Depay do të jetë njëri prej sulmuesve më të kërkuar gjatë kësaj vere dhe konkurenca për të vetëm sa po vjen e po bëhet më e ashpër.
Nëse deri më tani Milan dhe Barcelona ishin duke garuar njëra me tjetrën tashmë edhe Juventus është futur në garë për holandezin.
Në fund të këtij sezoni kontrata e tij me Lyon skadon dhe ai do të jetë në gjendje që të largohet si një futbollist i lirë duke e bërë kështu kartonin e tij akoma më të vlefshëm.
Siç raporton Tuttosport, presioni i Juventusit kohëve të fundit është rritur ndjeshëm për të blerë atë mirëpo duhet që të llogarisin në konkurencën e Barcelonës dhe veçanërisht Ronale Koeman.