Trajneri i Leicester City preferon që të qëndrojë larg nga këto zëra.
Bossi i Leicester, Brendan Rodgers nuk është aspak i interesuar për tu bërë trajneri i ardhshëm i Tottenham, raporton Sky Sports.
Skocezi është përfolur për të marrë detyrën e Jose Mourinhos i cili u shkarkuar javën e kaluar mirëpo ai momentalisht duke i fokusuar tek Leicester.
Leicester janë në rrugë të mbarë për të siguruar një vend në Champions League dhe Rodgers beson se skuadra e tij i ka cilësitë për të arritur një gjë të tillë.