De Ligt larg Torinos, holandezi tek gjiganti europian!

Matthijs de Ligt duket se është duke kaluar muajt e fundit si futbollist i Juventusit pasi këtë verë mund të vendosë për një transferim surprizë tek skuadra e Barcelonës, raporton Sport.

Katalansit tashmë nuk po e fshehin dëshirën e tyre për ta bërë për vete holandezin i cili në Camp Nou do bashkohej me ish kolegun tek Ajax, Frenkie De Jong.

21 vjeçari po shikohe si fytyra e dytë e re për mbrojtjen e Blaugranave pasi Eric Garcia tashmë është një emër që do kompletojë transferimin e tij tek katalanasit nga Manchester City gjatë muajve të ardhshëm.

Ende nuk është bërë e ditur shuma që katalanasit janë të gatshëm të ofrojnë për të rrëmbyer yllin e Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here