Jepet drita e gjelbërt: Milan transferim 15 milionë euro!

Siç është raportuar disa herë me rradhë, Milan tashmë ka nevojë për një sulmues anësor të ri.

Alexis Saelemaekers i cili është në një moshë të re nuk vihet në dyshim nga drejtuesit e skuadrës por Rossonerët kanë nevojë edhe për një emër tjetër më me përvojë.

Samu Castillejo nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij dhe largimi duket se po e pret gjatë kësaj vere.

Riccardo Orsolini është objektivi i Rossonerëve të cilët me parat e fituara nga Castillejo do tentojnë transferimin e tij.

Roma dhe Fiorentina kanë shfaqur gjithashtu interesim për të mirëpo kuqezinjtë nuk e kanë ndërmend të humbin një mundësi të tillë pasi kanë bërë gati tashmë një ofertë prej 15 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here