Shkëmbimi i vitit: Varane tek Inter, dy yjet zikaltër në Madrid!

Raphael Varane ka filluar të bëhet një lloj obsesioni për drejtuesit Neroazzurë pasi tashmë një marrëveshje e çmendur ka filluar të përmendet nga të dy palët.

Nga Madridi vjen lajmi që Los Blancos janë të gatshëm të heqin dorë nga shërbimet e Raphael Varane pasi kontrata e tij skadon në 2022 dhe nuk ka ndonjë plan rinovimi për të.

Ai mund të transferohet tek Inter mirëpo në drejtim të Madridit mund të nisen dy yjet e kësaj skuadre, Milan Skriniar dhe Achraf Hakimi.

Skriniar është një dëshirë e Zinedine Zidane ndërkohë që për Hakimin nga 40 milionë euro janë paguar vetëm 10 milionë dhe ai mund të rikthehet përsëri në Santiago Bernabeu.

Ky plan po bëhet për të përforcuar repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm ku synohet arritja sa më larg në kompeticionin e Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here