Jesse Marsch ka rënë dakord që të bëhet trajneri i ri i skuadrës së RB Leipzig, raporton Kicker.
47 vjeçari i cili aktualisht është në detyrë tek Red Bull Salzburg, ka pranuar që të marrë rolin e Julian Nagelsmann kur ky i fundit të transferohet tek Bayern Munich pas këtij sezoni.
Marsch aktualisht ka edhe një vit kontratë me skuadrën austriake mirëpo tashmë Leipzig ka arritur një marrëveshje për ta sjellur atë në Gjermani.