Bombë nga Italia Marotta largohet nga Interi, por jo nga Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Beppe Marotta largohet nga Interi.

Inter është rikthyer në krye të Serie A dhe Neroaxurët janë pranë fitimit të Scudettos për herë të 19-të në historinë e klubit.

Njëri nga më meritorët për rimëkëmbjen e Interit është Beppe Marotta, i cili ka bërë disa transferime të qëlluara.

Mirëpo mediat italiane sot kanë lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Marotta mund të largohet nga Interi në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit, Marotta do të rikthehet te Juventusi, pasiqë Agnelli nuk është i kënaqur me Paraticin dhe e dëshiron Beppen përsëri në klub.

Mbetet ta shohim nëse Marotta do ta pranojë ofertën e Agnellit për tu rikthyer te Juventusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here