E bujshme: Insigne largohet nga Napoli, por jo nga Serie A

Lorenzo Insigne largohet nga Napoli, por jo nga Italia.

Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne planifikon të largohet nga San Paolo nëse nuk kualifikohen në Champions League.

29-vjeçarit i skadon kontrata me Napolin në vitin 2022 dhe Napoletanët rrezikojnë ta humbasin atë me parametra zero.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Insigne i cili ka shënuar 17 gola këtë sezon, pëlqehet shumë nga Conte dhe Neroaxurët mund ta transferojnë atë për 25 milionë euro këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here