Lukaku larg Interit, arrin oferta prej 100 milionë eurosh!

Romelu Lukaku është emri më i kërkuar nga skuadra e Interit dhe kjo verë ka shumë mundësi që do sjellë ndarjen mes zikaltërve dhe belgut.

Nga Anglia raportojnë që skuadra e Chelseas ka bërë gati një ofertë prej 100 milionë eurosh e cila pritet të jetë e mjaftueshme për të bindur skuadrën e Contes.

The Sun raporton që Blutë e Londrës tashmë kanë hequr dorë nga gara për transferimin e Erling Haaland dhe do bëjnë çmos për të sjellë në Stamford Bridge ish sulmuesin e tyre të para disa viteve.

Ndërkohë tek kampi zikaltër një shumë e tillë parash për një futbollist të vetëm do të ishte e mirëseardhur kështu që një marrëveshje javëve të ardhshme mund të jetë shumë lehtë e arritshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here