Lucas Vasquez në Serie A por jo tek Milan!

Milan deri më tani ishte e vetmja skuadër që kishte shfaqur interesim për transferimin e Lucas Vasquez nga skuadra e Real Madrid por tashmë në këtë garë duket se nuk do të jenë të vetëm.

Kjo për shkak se Juventus ka hyrë në garë për anësorin madrilen dhe po kërkon të fitojë garën me Rossonerët.

Deri më tani Real Madrid nuk i ka ofruar një kontratë bindëse spanjollit duke bërë që ai të mendojë largimin dhe Zonja e Vjetër është duke bërë gati ofertën për ta bindur atë.

Mesfushori sulmues verën e kaluar u kërkuar shumë nga Maldini por ky nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët për shkak të mospajtueshmërisë financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here