Ronaldo po kërkon ‘arratisjen’ nga Juventusi dhe ka vetëm një zgjidhje!

Cristiano Ronaldo ka vendosur që të largohet nga Juventusi dhe është i gatshëm të bëj gjithçka për të gjetur një skuadër të re.

Dështimet në Champions League sezon pas sezoni kanë bërë që portugezi të jetë në kërkim të një skuadre të re ku mund të synojë fitimin e trofeut të shumë dëshiruar.

Tashmë në skenë ka hyrë Nasser Al-Khelaifi i cili kërkon ta bashkojë portugezin me Kylian Mbappe dhe nuk përjashtohet mundësia që parisienët të bëjnë një ofertë edhe për Lionel Messin.

Agjenti i CR7, Jorge Mendes tashmë që dy muaj ka filluar punën dhe nuk e ka ndërmend të ndalet derisa të gjejë një skuadër të re për të ku PSG mbetet favoritja më e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here