Bombë nga Italia: Conte largohet nga Interi, por jo nga Serie A

Antonio Conte do të largohet nga Interi edhe pse është shumë pranë fitimit të Scudettos me Neroaxurët.

Inter është rikthyer në majat e futbollit italian falë Antonio Contes dhe Neroaxurët janë shumë pranë titullit të 19-të në historinë e klubit.

Edhe pse po bën një punë të shkëlqyeshme te Interi, mediat italiane raportojnë se Conte do të largohet nga Meazza në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, Conte do të rikthehet te Juventusi, pasiqë Pirlo do të shkarkohet nga Zonja e Vjetër.

Spekulimet për të ardhmen e Contes kanë filluar pas krizës financiare në të cilën gjendet Interi.

Italiani do të largohet nga Interi në rast se drejtuesit nuk i transferojnë lojtarët që i dëshiron ai në merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here