Edhe Liverpool në garë për Demiral!

Klubi anglez i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Merih Demiral.

Demiral ka treguar potencial të jashtëzakonshëm tek Zonja e Vjetër mirëpo deri më tani nuk ka arritur që të sigurojë një vend titullari tek skuadra e Pirlos.

Kjo situatë që turku po përjeton ka bërë që interesimi për të të rritet nga të gjitha anët e Europës me Liverpoolin që duket e fundit në këtë garë.

TuttoJuve raporton tashmë që edhe The Reds po mendojnë që të drejtojnë një ofertë në drejtim të Torinos për të bindur drejtuesit e skuadrës për ta lënë atë të lirë të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here