Më i kritikuari i Chelsea, Kai Havertz, sot ka vendosur sfidën derbi ndaj Fulham.
Futbollisti gjerman që u pagua shumë shtrenjtë nga blutë, kishte shënuar deri më sot në 24 ndeshje vetëm 2 gola.
Një dopietë e tij (një gol për pjesë) i jep 3 pikët ekipit të Tuchel që tashmë është i fokusuar edhe te ndeshja me Real Madrid, për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League!