Torreira transferohet në Serie A!

Lucas Torreira sezonet e fundit nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë në mes të skuadrave të Arsenal dhe Atletico Madrid  dhe tashmë një transferim tek Inter po bëhet gati.

Ky emër pritet të jetë dhurata e parë për Conten në merkaton e kësaj vere.

Fichajes.net ka shkruar për interesimin e Neroazzurëve dhe si liderët e Serie A po bëjnë gati një ofertë prej 15 milionë eurosh për të bindur londinezët ta lënë atë të lirë të largohet.

Mirëpo çmim ky që mund të mos lërë shumë të kënaqur skuadrën angleze e cila për shërbimet e tij po kërkon rreth 20 milionë euro por negociatat e javëve të ardhshme pritet që të rregullojnë gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here