Lajm katastrofal: Reali humbet yllin e skuadrës për ndeshjen me Chelsean

Zidane është mësuar me problemet e këtij sezoni. Edhe për ndeshjen kundër Chelsea, mungesat me peshë do të vazhdojnë të shfaqen.

E fundit, ajo e Raphael Varane, i cili do të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi.

Futbollisti francez u lëndua kundër Osasuna dhe, megjithëse ishte i sigurt se nuk kishte asgjë serioze, testet, të cilave iu nënshtrua këtë mëngjes, konfirmuan mungesën e tij në gjysmëfinalen e kthimit të Champions-it, të mërkurën.

Një problem tjetër në repartin më të ndëshkuar këtë sezon, mbrojtjen. Nacho dhe Militao, çifti që ka mbajtur prapavijën e “Los Blancos” muajin e fundit është gati, por për anësorët ka probleme serioze.

As Carvajal dhe as Lucas nuk janë në të djathtë. Në të majtë, Mendy arrin jo në maksimum, edhe pse ka punuar me grupin sot n stërvitje.

Opsioni “Ramos” për të luajtur në mbrojtje me tri qendra? Nuk përjashtohet, por kapiteni ka luajtur vetëm tri ndeshje në të gjithë vitin 2021. Sigurisht, ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë, edhe pse, si Mendy, do të shkojë drejt ‘Stamford Bridge” bashkë me grupin.

Lëndimi i Varane vjen në momentin më të keq të mundshëm, me vetëm tri javë të mbetura deri në fund të La Liga-s më emocionuese në kohët e fundit dhe në prag të ndeshjes që mund ta çojë Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here