Barcelona fiton me vuajtje në transfertën me Valencian

Pikërisht në mbrëmjen kur Cristiano Ronaldo shpëtoi Juventusin nga humbja dhe i dha fitoren në Udine, si për çudi, disa orë më pas, Messi do të vuloste fitoren 3-1 të Barcelona në Mestalla ndaj Valencia.

Një ndeshje e nisur mirë por e prishur në pjesën e dytë, kur vendasit gjetën golin me Paulista. Nga aty, dominimi dhe kthesa e katalanasve.

Në fillim është Messi ai që me një penallti të humbur, gjen golin pasi aksioni vazhdon dhe ndiqet nga Busquets.

Pak më vonë është Griezmann që dyfishon shifrat dhe Messi i jep lustrën finale me një goditje dënimi perfekte dhe golin e dytë.

Në fund, Soler shkurton shifrat në 2-3 por nuk ka më kohë për të befasuar dhe Barcelona merr tre pikë tepër të rëndësishme në garën për titull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here