Ilicic dhe De Paul së bashku tek gjiganti i Serie A!

Pak kush do ta besonte por Josip Ilicic dhe Rodrigo De Paul prej sezonit të ardhshëm me shumë mundësi do të veshin fanelën e skuadrës së AC Milan.

Kjo pasi Paolo Maldini ishte shumë i qartë për idetë e tij për këtë merkato dhe e ka ndërmend që ta çojë deri në fund këtë mision të dyfishtë.

Todofichajes raporton që Maldini është gati ti ofrojë Piolit këtë dhuratë të dyfishtë në qoftë se arrijnë të kualifikohen në Champions League kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund të sezonit.

Ilicic mund të vijë për një shifër më të ulët se 10 milionë eurosh ndërkohë që 26 vjeçari De Paul i Udineses pritet ti kushtojë kuqezinjëve afro 40 milionë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here