Ylli i Real Madrid refuzon Atleticon, dëshiron vetëm Milanin!

Nga Spanja këtë mëngjes ka ardhur një lajm i shumëpritur që Lucas Vazquez nuk do të rinovojë me Real Madrid dhe gjithashtu ka refuzuar Atletico Madridin për tu transferuar në San Siro.

Rossonerët janë në garë për të siguruar një vend në Champions League dhe kualifikimi do të kishte një ndikim të madh edhe në merkaton e kësaj vere.

Kontrata e Vazquez me Real Madrid është afër skadimit dhe zgjedhja e parë e tij mbetet skuadra e Piolit e cila gjithashtu kërkon transferimin e tij këtë verë.

Kjo verë është mundësia e fundit për Los Blancos që të përfitojë një shumë parash nga shitja e tij për shkak se kontrata e tij skadon në qershor të 2022 dhe verën e ardhshme ai mund të largohet me parametra 0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here