De Rossi mund të bëhet ndihmës i Mourinhos!

Ish kapiteni legjendar i Romës, Daniele De Rossi raportohet që mund të rikthehet në skuadër për tu bërë ndihmësi i Jose Mourinhos.

Ish mesfushori filloi të punojë me trajnerin e Italisë, Roberto Mancini duke shprehur hapur dëshirën për të hyrë në botën e menaxhimit të skuadrave.

De Rossi pritet të lërë tek Italia postin e trajnerit teknik, post ky që e mori në muajin mars dhe do të rikthehet tek skuadra e tij e zemrës ku kaloi karierën.

Me ardhjen e Mourinhos një revolucion pritet që të fillojë tek Giallorossët ku priten ardhje dhe largime të shumta këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here