Valencia deklaron që Gaya nuk është në shitje!

Valencia ka bërë të ditur që futbollsti i tyre Jose Luis Gaya nuk do të jetë në shitje gjatë kësaj vere, raporton Superdeporte.

Juventus është duke u përpjekur për të sjellë 25 vjeçarin në Torino si zëvëndësues për Alex Sandron mirëpo gjigantët spanjollë nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Barcelona është një skuadër tjetër që gjithashtu ka shfaqur interesim për të ndërkohë që Valencia është duke u munduar të nënshkruajë një kontratë të re pasi aktualja skadon në 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here