Siç raporton talkSPORT, Ibrahima Konate ka arritur një marrëveshje 5 vjeçare me skuadrën e Liverpoolit.
The Reds mesa duket kanë vendosur që të paguajnë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh për të bindur RB Leipzig ta lërë atë të lirë të largohet.
Skuadra e Klopp kishte muaj që ishte në ndjekje të tij mirëpo hezitimi i skuadrës gjermane bëri që ky transferim të vonohej deri në këtë periudhë.