Mesfushori i skuadrës së Sheffield United tashmë është një person mjaft i kërkuar.
Sky Sports raporton që skuadrat e Arsenal dhe Everton kanë shprehur gatishmërinë për të dueluar në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e tij gjatë kësaj merkatoje verore.
Me ‘Blades’ që duket se do rikthehen në Championship, Sander Berge ka vendosur të largohet nga kjo skuadër dhe dy gjigantët anglezë janë të vendosur për të paguar klauzolën e tij prej 35 milionë funtash.