Special One ka gati goditjen e parë si trajner i Giallorosëve.
Jose Mourinho mbrëmë e regjistroi fitoren e parë si trajner i Romës duke e mposhtur ish-klubin e tij Manchester United 3-2.
Roma pritet të jetë aktive në merkaton e verës, ndërsa portali spanjoll Don Balon ka zbuluar super goditjen e parë të Mourinhos.
Don Balon, raporton se Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Iscos nga Reali.
Isco nuk bën pjesë në planet e Los Blancos dhe pas përfundimit të sezonit do të largohet nga klubi.
Mesfushori spanjoll është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Itali, mirëpo tani është Roma ajo që dëshiron shërbimet e tij.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Roma do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e spanjollit.