Gati goditja e parë: Mourinho transferon yllin e Realit te Roma

Special One ka gati goditjen e parë si trajner i Giallorosëve.

Jose Mourinho mbrëmë e regjistroi fitoren e parë si trajner i Romës duke e mposhtur ish-klubin e tij Manchester United 3-2.

Roma pritet të jetë aktive në merkaton e verës, ndërsa  portali spanjoll Don Balon ka zbuluar super goditjen e parë të Mourinhos.

Don Balon, raporton se Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës transferimin e Iscos nga Reali.

Isco nuk bën pjesë në planet e Los Blancos dhe pas përfundimit të sezonit do të largohet nga klubi.

Mesfushori spanjoll është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Itali, mirëpo tani është Roma ajo që dëshiron shërbimet e tij.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Roma do të paguaj 20 milionë euro për kartonin e spanjollit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here