PSG transferon yllin e Serie A për 60 milionë euro!

Paris Saint Germain ka kthyer tërë vëmendjen e saj kah Serie A për të siguruar përforcimet e ardhshme për sezonin e ri.

Plot 60 milionë euro është shuma që Nasser Al-Khelaifi është shprehur i gatshëm për të ofruar për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.

Ruiz një objektiv i Milanit dhe Juventusit për një kohë të gjatë tashmë do të jetë pjesë e skuadrës franceze për shkak të shifrës së lartë që kjo skuadër është në gjendje të ofrojë për të.

Presidenti De Laurentiis e ka bërë të qartë që spanjolli do lërë Napolin vetëm për një ofertë të majme dhe tashmë ajo ditë duket se ka ardhur me një shumë që kënaqë tej mase presidentin e napolitanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here